Rreth Nesh

Shkumbini AG (“kompania”) është biznes individual ekzistues, i regjistruar me lokacion në Deçan që gjendet në pozicion që lidhe dy tregje të rëndësishme në fushën e veprimit të kompanisë, Pejën dhe Gjakovën, brenda rrezes prej 50 kilometra. Si kompani për prodhimin e betonit dhe elementeve të tij, klientëve tonë u ofrojmë produkte të betonit si garazhda, beton elemente dhe beton montazha, së fundmi edhe projekte të rëndësishme inovative që ndihmojnë objektivat publike si stacione të autobuseve (lokale) dhe parkingje. E specializuar në industrinë e produktëve të betonit, beton montazhat dhe elementet e tij përbëjnë kapacitetin kryesor konkurent në këtë kompani. Stacionet e autobuseve dhe parkingjet inovative në anën tjetër janë mundësi për ofrimin e shërbimeve për të gjithë komunitetin në Kosovë.

Synojmë një treg në rritje dhe bashkëpunime të reja (edhe me institucionet publike), duke ofruar produkte të ndryshme (të metalit) me kërkesa të ndryshme, kështu që do të ketë mundësi të vazhdueshme zgjerimi dhe implementimi të projekteve të reja dhe si rezultat është në favor të fitimit të vazhdueshëm dhe rritjes së punësimit duke rritur kështu edhe kontributin e kompanisë në shoqëri.

Sektori që operon kompania jonë përbëhet nga një larmi e madhe produktesh të betonit, në një treg ku nevojat për produkte të veçanta të betonit dhe projekte të cilat edhe klientet privat por edhe ata publik, janë të pa evitueshme dhe ne synojmë të ofrojmë këto mundësi dhe kapacitete tregut dhe klientëve për të plotësuar dhe lehtësuar objektivat dhe kërkesat e tyre.

Kompania merret me prodhimin e produkteve të parafabrikuara nga betoni si:

  • Beton Garazhda ,
  • Beton Elemente ,
  • Beton Montazha (Pritore, Wc, Trafika)

Plani i marketingut në kompaninë tonë, përveq faqes në facebook të kompanisë (prezences online), ndryshon përkrah planeve ekzistuese meqenëse marketingu ynë me efikas janë produktet kualitative dhe inovative.

Pothuajse të gjithë klientet tanë vijnë përmes publicitetit të klientëve tonë të cilët i tërheqin klientete rinjë potencial që kërkojnë një produkt të tillë për nevojat e tyre personale apo publike. Për këtë arsye plani i marketingut është vetë egzistues nëse produktet tona janë kualitative dhe me standardet me të larta të ndërtimit.

Punët ndahën në pjesën projektuese, opracionale dhe ekonomike.

Pjesa projektuese merret me krijimin dhe planifikimin e projektëve dhe porosive të produktëve që ofron kompania (ka në kapacitet të prodhimit), sipas standardeve më të larta të projektimit të cilat zhvillojnë idenë apo planin në produkt/shërbim final duke filluar nga analiza paraprake dhe zhvillimi i specifikimeve teknike të konceptit deri tek faza e projekti final i cili pastaj kalon në procesin e implementimit tek departmenti i operacioneve/prodhimit.

Pjesa operacionale merret me prodhimin dhe mbikëqyrjen e produkteve sipas porosive dhe specifikave të veçanta të cilat i jep departmenti i projektimit, dhe ka në kompetencë përfundimin e projektit nga faza e parë deri në kompletimin e tij, proces ky që përfshin angazhinimin e fuqisë më të madhe punëtore dhe makinerinë e kompanisë.

Pjesa ekonomike menaxhon financat, planifikimin e përgjithshëm, taksat, distribucionin, marrëveshjet dhe sekretarinë.

Plani i investimit është që të mundësojmë një ambient më profitabil duke na mundësuar që të gjenerojmë me shumë të hyra duke eliminuar shumicën e nevojave për qiramarrje të paisjeve gjë që deri tash ka qenë në pjesën e shpenzimeve në kompani. Blerja e paisjeve tona do të mundësonte një vazhdueshmëri më të mirë dhe stabile, zakonisht, paisjet që mirren me qira për kryerjen e punëve specifike brenda kompanisë tonë, shpesh nuk gjinden të lira për përdorim dhe na imponon të shtyejmë kohën duke rezultuar në pritje të pa nevojshme apo duke përdorur paisje tjera dhe improvizime që na vështirëson punën dhe rritjen e kohëzgjatjes së projekteve, në këtë rast të bëjë të pamundur të zhvillohen projekte dhe nevoja tjera të klientëve.

Produkti/shërbimet

Kompania ofron produkte të ndryshme të parafabrikuara të betonit, disa nga produktet kryesore janë beton garazhat, pritoret, zhveshtoret, zyret, parkingjet etj, që do të orientohen për individët, kompanitë dhe institucionet me nevoja specifike që nuk kanë kapacitet ti përmbushin kërkesat nga 90% e tregut egzistues. Duke ofruar cilësi, kreativitet dhe inovacion në produktet tona, janë disa pika kyqe të planit pse klientet do të blejnë produktet tek ne, ndër të tjerash lokacioni ynë nuk kërkon shpenzime të mëdha si vendet tjera, pra cmime më të lira.

Kompania merret me prodhimin e produkteve të parafabrikuara të betonit (Beton Garazhda, Beton Elemente, Beton Montazha) ndër të tjerash:

  • Garazha
  • Pritore
  • Zyre
  • Objekt banimi
  • WC
  • Zhveshtore
  • Parkingje